Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme në plazhin e Qerretit, Kavajë, ku një grua 69-vjeçare ka humbur jetën menjëherë pasi ka hyrë në det.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasja L. Sh., banuese në Tiranë. Dyshohet se ajo ka pësuar një arrest kardiak në momentin që ka hyrë në ujë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së 69-vjeçares.
/vizionplus.tv





