Ivana Trump u gjet e vdekur brenda apartamentit të saj në Manhattan të enjten.

 

Ajo ishte 73 vjeç. Gruaja e parë e ish-presidentit Donald Trump thuhet se pësoi arrest kardiak.

 

Ish presindenti amerikan reagoi ndaj vdekjes së ish-bashkëshortes së tij në Truth Social të enjten pasdite.

 

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe e mahnitshme, e cila bëri një jetë të mrekullueshme frymëzuese.

 

Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj.”, shkroi ish presidenti amerikan. Ivana ka lënë pas tre fëmijët e saj të rritur Donald Jr., Ivanka dhe Eric Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *