Subscribe

52-vjeçari Vasfi Fraholli ndërroi jetë në repartin e djegie e plastikës në QSUT, si pasojë e plagëve të marra në 60 pëqind të trupit duke shënuar viktimën e pare te ngjarjes se rende. Kërkesave  të afërmeve për të dërguar të plagosurit jashtë vendit për mjekim, shefi i djegie plastikës Gjergji Belba, iu përgjigj se lëvizja e tyre është e pamundur. Ai tha se në spital ndodhen 26 të plagosur, ndërkohë që në terapi intensive po mbahen 6 persona të tjerë, të cilët kanë djegie në masën 30-40 përqind, pasi kanë qenë të ulur shumë pranë bombolave të gazit. 30 persona mbetën të plagosur nga shpërthimi në një nga lokal ne fshatin Beragozhd. Për ngjarjen, Gjykata e Pogradecit la ne burg per 40 dite, Romario Muçken, pronarin e biznesit ku ndodhi shpërthimi. Gjate këtij harku kohor,ekspertet duhet te vene ne dispozicion te Prokurorisë raportin përfundimtar te ekspertimit te kushteve teknike te bombolës, e cila shkaktoi shpërthimin. Mbi Muçken rendon akuza e “shkeljes se rregullave mbi lendet plasëse, djegese dhe radioaktive,e cila parashikon dënim deri ne dhjete vite burg. Përveç kësaj vepre, policia e Korçes e akuzoi 20-vjeçarin edhe per plagosje te rende nga pakujdesia, akuze, e cila u pushua nga Prokuroria e Pogradecit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *