E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ndërron jetë gazetarja, dyshohet për arrest kardiak

Adelajda Xhamani, gazetarja e show bizz është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit. Dyshohet se shkak për vdekjen e papritur të saj është bërë arresti kardiak, ndonëse ky fakt nuk është konfirmuar ende.

 

Ish banorja e Big Brother, është gjetur e pajetë në banesën e saj. Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes por nuk ka mundur të shpëtojë gazetaren.

 

Reklamë

31- vjeçarja ka qenë pjesë e reality shown ‘’Big Brother Albania 2”, po ashtu ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit ‘’Bluetooth” në “GSH”, pjese e forumit “Dancing with the stars” ne Vizion Plus dhe kryeredaktore e Revistës “Who”.

 

Adelajda ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në këtë qytet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë