E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ndërroi jetë pas arrestimit, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për vdekjen e Jani Rustemit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet mbi rrethanat e vdekjes së 27-vjeçarit, Jani Rustemi.

 

Burime nga organi i akuzës i kryeqytetit kanë konfirmuar për Vizion Plus regjistrimin e procedimit. Hetimet nisën pas referimit të ardhur në Prokurorinë e Tiranës nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

 

Reklamë

Jani Rustemi u vu në pranga për vjedhjen e një tapeti, ndërsa pas arrestimit shfaqi probleme shëndetësore.

 

Të shtunën ai ndërroi jetë në QSUT, ndërsa raportohet se qëndroi në koma për afro dy javë.

 

Familjarët e tij kërkojnë që e vërteta të zbardhet ndërsa theksojnë se viktima mund të jetë dhunuar nga policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë