Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka vendosur të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo, i cili u ndaj nga jetë dy ditë më parë në moshën  84-vjeçare.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehet se kjo dtë jetë një mundësi që i jepet publikut për t’u njohur më nga afër me veprën e artistit dhe qëndrestarit të demokracisë. Ndërsa shfaqet e bindur se veprat e Velos kanë  shumë për t’u treguar brezave të ardhshëm.

“Në respekt të figurës dhe kontributit të dhënë përmes artit, profesionalizmit, dëshmisë dhe mendimit të lirë, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vedosi të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e intelektualit, piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo. Ne jemi të bindur se vepra e Maks Velos ka shumë për t’u treguar brezave të ardhshëm, ndaj dhe Ministria e Kulturës do të kujdeset, që ajo të trashëgohet e pacenuar. Tanimë, janë institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore, nën varësinë e Ministrisë së Kulturës, që do të kujdesen dhe do të përcaktojnë masat që duhen marrë, për vënien në mbrojtje të këtij objekti. Muzealizimi i banesës do të jetë një mundësi, që i jepet publikut, për t’u njohur më nga afër me veprën e këtij artisti dhe qëndrestari të lirisë dhe demokracisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *