Subscribe

Te paktën 155 shtete kanë nisur procesin e ndërrimit të vaksinës së poliomielitit, i cili pritet të përfundojë në 1 maj. Vendimi që ka marrë dhe miratimin e Organizatës Botërore te Shëndetësisë ka ardhur për shkak të shfaqjes së të paktën 74 rasteve të paralizave në vitin 2015 dhe të dhjetë rasteve të tjera në 2016, që besohet të jetë shkaktuar nga vaksina në fjalë. Të gjitha rastet kanë ndodhur në Afganistan dhe Pakistan. Edhe vaksina e re do të jetë me pika në gojë, mënyre kjo qe redukton dhe shpenzimet për trajnimin e mjekeve. Ky ndërrim vjen për shkak se ilaçi i ri nuk do të ketë virusin numër dy te poliomielitit që ishte zhdukur qe nga viti 1999. Ajo do te përmbaje vetëm virusi 1 dhe 3. Sipas organizatës Botërore të Shëndetësisë, poliomieliti është një virus që prek fëmijët nën 5 vjeç. Simptomat e tij janë ethet, këputja, dhimbja e kokës dhe te vjellat. Ne rastet me te renda te shfaqjes së tij, virusi i poliomielitit mund të shkaktojë dhe paralizë totale.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *