Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha është shtyrë vetëm pak momente pas fillimit të saj. Shkak është bërë kërkesa e përfaqësuesve ligjorë për t’u njohur me materialin. Seanca pritet të rifillojë në orën 18:00.

 

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka refuzuar të merret në pyetje nga GJKKO, me argumentin se po shkelet ligji, pasi ai ka ende imunitetin e deputetit. Ai ka mohuar akuzat, ndërsa përfaqëohet nga avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mengjesi.

 

Berisha akuzohet per korrupsion pasiv ne rastin e privatizimit te ish-kompleksit Partizani, dhe per kete arsye ndaj tij eshte caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe kufizim i daljes jashte vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *