Subscribe

Akademiku Kristo Frashëri është nderuar në institucionin te cilin e pasuroi me veprat e tij. Akademia e Shkencave ka hapur dyert jo vetëm për kolegë, miq e familjarë të tij, por edhe për studentë e politikanë që e njohin veprën e Kristo Frasherit. Në homazhe kanë qenë të pranishëm edhe presidenti Bujar Nishani, kreu i kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha. Bashkëpunëtorët dhe historianët, kolegë të akademikut që nuk pushoi së kërkuari për të vërteta të tjera historike deri në fund të jetës e kane konsideruar ikjen e profesor Kristo Frasherit një humbje të madhe. Akademiku u nda nga jeta 3 ditë më parë. Për më shumë se 70-vjet ka punuar për të lënë pas vepra që do te shërbejnë për breza të tërë shqiptarëve. Vepra e tij e parë, një studim i shkurtër mbi Jeronim de Radën u botua në viti 1938, ndërsa më të njohurat në lëmin e historisë janë “Principata e Arbërisë”, “Albumi i Ismail Qemalit”apo “Historia e Shqipërisë”, e përkthyer në disa gjuhë të botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *