Subscribe

Donald Lu, 4 maj 2016: Nëse kjo reformë dështon, ju, anëtarët e këtij komisioni do të turpëroni njerëzit që ju kanë zgjedhur. Dhe, do të turpëroni marrëdhënien tuaj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

Kjo deklarate e ambasadorit amerikan ne Tirane, Donald Lu, nuk ishte i pari apel i tij per miratimin e reformës, por ajo shënoi nje moment te ri ne komunikimin e diplomatit me politikanet shqiptare duke iu kërkuar qarte atyre te votonin draftin e reformës te hartuar nga ekspertet e Euralius dhe OPDAT edhe pse nuk e kishin lexuar. Nuk ishin te pakte politikanet qe u acaruan nga kërkesa e ambasadorit Donald Lu, per te votuar symbyllur reformën, por kjo nuk e ndali diplomatin amerikan te lobonte ne favor te draftit kushtetues duke bere vetem pak dite me vone nje gjest qe asnjë ambasador nuk e kishte bere me pare; ai se bashku me ambasadoren e BE Romana Vlahutin morën pjese ne mbledhjet e grupeve parlamentare te 3 partive kryesore ne vend PS, PD dhe LSI dhe serish mesazhi ishte i njëjte

Donald Lu, 11 maj 2016: Unë përfaqësoj një vend që për mëse 100 vjet ka luftuar për të mbajtur Shqipërinë sovrane, demokratike dhe të sigurt. Në 25 vitet e shkuar ne kemi punuar së bashku për të arritur gjëra të mëdha dhe fundin e komunizmit, fitoren e luftës në Kosovë dhe anëtarësimin në NATO. PD ka luajtur një rol vendimtar në historinë postkomuniste të Shqipërisë që kjo traditë të vazhdoj në kontekstin e reformës në drejtësi.

Romana Vlahutin: Ky ka qenë një diskutim shumë i dobishëm, shumë i mirë dhe shumë konstruktiv. Mendoj se kemi sqaruar disa çështje që më parë nuk ishin të qarta. Por më e rëndësishmja është që në te gjithë kemi rënë dakord që jemi partnerë dhe aleatë për të mirën e Shqipërisë. Dhe që në ditët në vijim energjitë tona do të kalojnë në këtë gjë, që kjo reformë të përfundojë. Natyrisht edhe zbatimi i kësaj reforme do të jetë i një rëndësie të madhe në veçanti për be. Dhe ne do të sigurohemi që do të ketë shkruar në letra të bëhet realitet për njerëzit dhe qytetarët e këtij vendi.

Ishte serish ambasadori amerikan Donald Lu, i cili u përpoq te negocionte nje takim mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit te opozitës Lulzim Basha, ne mënyre qe dy kampet politike te arrinin nje marrëveshje per reformën ne drejtësi; por as ambasadori amerikan dhe as telefonatat e ndihmës sekretares amerikane te shtetit Viktoria Nuland me Lulzim Bashen e Sali Berishen, nuk paten sukses dhe takimi i 6 qershorit dështoi. Pas ketij dështimi, ambasadori amerikan vendosi te dale hapur e te tregoje se kush është përgjegjës per dështimin e konsensusit per reformën ne drejtësi; duke artikuluar nje nga kritikat me te ashpra qe partia demokratike ka marre ndonjëherë nga Shtetet e Bashkuara.

8 qershor; Ambasada e shteteve të bashkuara shpreh zhgënjimin e saj që takimi i 6 qershorit mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha nuk arriti një vendim përfundimtar mbi reformën në drejtësi. Qeveria shfaqi fleksibilitet, por, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë. Prandaj, qeveria e shteteve të bashkuara mbështet përpjekjet e qeverisë shqiptare për ta çuar draftin drejt miratimit. Do të jetë përgjegjësia e anëtarëve individualë të parlamentit të vendosin nëse duan të mbajnë sistemin e sotëm të drejtësisë të korruptuar dhe të politizuar apo nëse do ta mbështesin këtë reformë.

Pak jave me vone ne nje shkrim drejtuar te rinjve ambasadori Donald Lu shigjetoi serish Partine Demokratike, duke përsëritur thirrjen individuale drejtuar deputeteve per te votuar reformën ne drejtësi.

Tre herë që prej 4 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ofruar propozime të arsyeshme kompromisi. Mazhoranca i ka pranuar këto propozime. Z. Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar.

Prej javësh ambasadori amerikan Donald Lu nuk shkon me ne selinë e Partise Demokratike, por ka zgjedhur nje rruge tjetër komunikimi here duke iu dërguar 140 deputeteve te parlamentit nje letër ne te cilën u vu ne dukje se Uashingtoni dhe Brukseli, nuk e mbështesin kërkesën e opozitës per vende te rezervuara e duke apeluar edhe njëherë qe reforma ne drejtësi, te votohet para se mbylljes se sesionit.

7 korrik; Shtetet e Bashkuara besojnë se kjo reforme eshte jetike per te ardhmen e vendit tuaj. Ju bëjmë thirrje qe me 21 korrik te votoni pro reformës ne drejtësi.

Por pavarësisht këtyre përpjekjeve te ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ambasadores se BE Romana Vlahutin, palët jane ende larg arritjes se konsensusit e mbetet per tu pare nëse deri ne 21 korrik do te gjendet nje formule kompromisi qe do te çoje ne miratimin e reformës ne drejtësi nga 140 deputetet e parlamentit shqiptar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *