Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

 

Ministri Tahiri ka dorëzuar këtë të hënë në kryeministri kërkesën për largim, për shkak të pakënaqësisë me zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë dhe ndërhyrjet politike.

 

Sipas tij, problemet në drejtësi ndikojnë në vonimin e liberalizimit të vizave.

 

Ndërkohë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ende nuk ka dhënë një reagim nëse do të pranojë ose refuzojë kërkesën e ministrit Tahiri për dorëheqjen nga detyra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *