Subscribe

Një raport i komuniteti të inteligjencës amerikane për financimin rus të 24 shteteve në të gjithë botën, përfshi edhe partinë demokratike në vitin 2017, ka rihapur në Shqipëri një debat për transparencën e fondeve që forcat politike përdorin, veçanërisht në fushata zgjedhore.

 

 

Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi, i cili prej rreth dy dekadash merret me kuadrin ligjor për zgjedhjet sqaron se kodi zgjedhor aktualisht e ndalon financimin e huaj, por megjithatë ka nevojë për ndërhyrje ligjore për të garantuar transparencën e financimit.

 

 

OERD BYLYKBASHI

NENKRYETAR I PD

“Kërkon ndërhyrje dhe rregullime të tjera që mund të shkonjë nga ligje të posacme per lobimin dhe financimin e jashtëm , ndryshime ne kodin zgjedhor e partive politike mund të kërkojë edhe dispozita ndëshkuese në kodin penal.”

 

 

 

Sipas Bylykbashit reforma zgjedhore e vitit 2020 bëri ndërhyrje të forta për transparencën e financimit të partive, por ndryshimi i sistemit zgjedhor krijoi problematika të reja.

 

 

 

“Lista është e hapur që do të thotë të gjithë kandidatët shpenzojnë dhe më pas këto shpenzime duhet të jenë të koordinuara dhe kontrolluara nga partia sepse deklarohen nga partia. Kjo është praktikisht pothuajse e pamundur dhe sjell një informalitet shumë të lartë  ashtu si ka sjellë edhe fenomene të tjera pra korrupsioni zgjehdor. Pra kemi dy situata që përplasen me njëra tjetrën, ligji që është sipas standarteve dhe nga ana tjetër sistemi zgjedhor.”

 

 

 

Nënkryetari i PD vë në dukje se transparenca duhej të ishte në fokus të diskutimeve të komisionit të reformës zgjedhore, i cili ka realizuar vetëm dy mbledhje.

 

 

“Në vend që komisioni I reformes zgjedhore  të jetë një kalë shkëmbimi në pazare politike duhet ti kishte përdorur këto muaj që I ka cuar dëm për debate pikerisht për këtë midis forcave reale politike, ne kemi qëndrim politik dhe nga ana tjetër kemi mazhorancën që për komoditetin e saj do të përzgjedhë kush është opozita, këtë nuk e bën dot.”

 

Një ditë pas publikimit të raportit për lobimin rus, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u kërkoi partive të marrin masa kundër financimit rus, duke rritur transparencën në financimin e fushatave dhe duke marrë masa për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Partia demokratike e ka cilësuar çështjen e 2017 si një problem personal të ish-kryetarit Lulzim Basha duke bërë apel që drejtësia ta hetojë këtë çështje deri në fund.

 

 

Nga ana tjetër në kuvendin e 30 prillit PD ka miratuar një rezolutë, ku ndër të tjera distancohet nga çdo përfshirje në skema financimi përmes kompanive off-shore dhe kanaleve jo të ligjshme e jo transparente financiare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *