Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një fëmijë vetëm 7 ditësh.

Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se ndërhyrja ka zgjatur pesë orë dhe fatmirësisht i ka shpëtuar jetën foshnjes.

“Ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës, e cila zgjati 5 orë, e realizuar prof. Arben Baboçi, prof. Altin Veshti, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, i ka shpëtuar jetën Ezlionit të vogël. Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *