Subscribe

Një efektiv policie është plagosur rëndë me thikë në Himarë. Policia njofton se efektivi i policisë ishte jashtë shërbimit në momentin e ngjarjes. Ai ka hasur në rrugë disa persona që po konfliktoheshin dhe ka ndërhyrë për të ulur tensionet. Kjo ndërhyrje ka rezultuar fatale për të, pasi një nga të përfshirët, Th. M., 60 vjeç, e ka goditur me thikë.

 

Autori është larguar menjëherë pas ngjarjes duke i shpëtuar arrestimit. Gjendja shëndetësore e të plagosurit është kritike për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *