Subscribe

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është infektuar me koronavirus.  Ai ka rezultuar pozitiv 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

 

Lajmi është bërë i ditur këtë të martë, ndërsa mjeku Pipero ishte ndër të parët që u vaksinua në stadiumin “Air Albania”, pas shefes së Infektivit, Najada Çomo dhe kryeministrit Edi Rama.

 

Deri tani ai ka marrë vetëm dozën e parë të vaksinës dhe për dozën e dytë duhet të pritet deri ne 3 javë. Edhe pasi merret e dyta, duhen pritur të paktën shtatë ditë që të arrohet efektshmëria në krijimin e antitrupave.

 

Edhe pse ne bote jane regjistraur disa raste te personave te vaksinuar me dozen e pare,  te cilet jane infketuar me pas, ne Shqiperi ky eshte rasti i pare.

 

Nderkaq, pas 975 dozave te vaksines, te cilet mberriten ne Shqiperi nga nje vend mik, pritet ardhja e 10700 dozave te cilat ishin te planifikuara te vinin ne javen e 3 te Janarit nga Pfizer/Biontech.

Por kompania ka patur vonesa dhe autoritetet shpresojne që një sasi vaksinash të mbërrijë në fillim të muajit shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *