Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar për ndarjen nga jeta të legjendës argjentinase Diego Maradona.

Përmes një postimi në “Facebook”, Duka shkruan se bota e futbolli humbi sot një mbret, ndërsa shton se ajo çfarë ka lënë është miliona herë më e madhe se vitet e jetës.

“Futbolli humbi një mbret! Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta duke lënë një boshllëk të madh dhe të pazëvendësueshëm në botën e madhe të futbollit. Qoftë i parajsës, sepse ç’ka lënë është miliona herë më e madhe se vitet e jetës…Është pavdekësia!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *