Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur këtë të martë ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit Rikard Ljarja.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, lideri demokrat shkruan se ndarja e Ljarjas nga jeta është një lajm i trishtuar dhe se do të mbetet artisti i madh që mbushi zemrat e shqiptarëve për dekada me radhë.

“Rikard Ljarja ishte dhe do të mbetet artisti i madh që mbushi zemrat e shqiptarëve për dekada me radhë. Ndarja e tij nga jeta është një lajm i trishtuar jo vetëm për brezat që u rritën me personazhet e filmave të tij, por dhe për më të rinjtë që humbën një pasuri kombëtare të artit dhe kinematografisë. Në këtë ditë të vështirë për familjen Ljarja i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes së tij znj. Marjeta Ljarja dhe familjes së aktorit tonë të dashur, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit.”

Basha shprehet se arti i Ljarjas do të na shoqërojë për gjatë në skenën e madhe të jetës.

“Rikard Ljarja do të nderohet dhe kujtohet përherë si ikonë e artit shqiptar, si personaliteti që me punën e tij ndriçoi për vite me radhë errësirën e kobshme të regjimit të kaluar. Arti i tij do të na shoqërojë për gjatë në skenën e madhe të jetës, ku Rikard Ljarja spikati me qytetarinë dhe talentin e tij gjenial.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *