E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Harasani, bashkëshortja e tij: Luftoi fort për ne, nuk rreshti së dhuruari dashuri

Ish-deputeti socialist, Andis Harasani u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare. Harasani ka humbur jetën si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës kishte 2 vjet që vuante.

Bashkëshortja e tij, Suela Kapllani njoftoi lajmin e hidhur, me anë të një postimi prekës në rrjetet sociale.

Reklamë

“Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të njeriut tonë të zemrës, babait, bashkëshortit, djalit, vëllait, mikut Andis Harasani. Andisi ynë luftoi për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë që e karakterizonte gjithmonë. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurrë së dhuruari dashuri, mbështetje e forcë. Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit. Unë, Thea dhe Henry jemi përjetësisht mirënjohës për këtë rrugëtim jete që krijuam bashkë. Ti do mbetesh në zemrat tona, njeriu ynë më i shtrenjtë, me humor të pakrahasueshëm, gjithë mençuri e guxim për të ecur përpara. Do na mungosh pafundësisht, dashuria jonë! Detaje për ceremoninë e lamtumirës së fundit do ndahen në ditët në vazhdim”, shkruan bashkëshortja e tij, Suela Kapllani.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë