Presidenti Ilir Meta ka regaur për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.

 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shprehet i hidhëruar për lajmin e largimit nga jeta të Nishanit.

 

Meta iu ka shprehur ngushëllimet bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të ish-Presidentit.

 

“Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.
Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe!
Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.
Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt.
I paharruar kujtimi i President Nishanit!
Të prehet në paqen e merituar!”- shkruan Ilir Meta.

 

Bujar Nishani ndërroi jetë ditën e sotme në një spital në Gjermani për shkak të një sëmundje të rëndë dhe pasojave që i la COVID 19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *