E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 23 minuta më parë
Politikë

Ndarja nga jeta e aktorit Guljelm Radoja/ Basha: Humbje e madhe

Kryedemokrati Lulzim Basha përcolli një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Guljelm Radoja.

 

Ai tha se kjo është një humbje e madhe për artin e kulturën shqiptare, por shtoi se do të ngelet përjetë mes nesh, me trashëgiminë artistike.

 

“Me hidhërim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh Guljelm Radoja. Largimi nga jeta i artistit të madh shqiptar është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Guljelm Radoja e humbi betejën e parë të jetës së tij por la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike, ishte një frymëzim për qindra të rinj e qytetarë që donin dhe duan lirinë, të drejtën e dinjitetin. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e tij, miqtë dhe të afërmit. Guljelm Radoja do të mbetet përjetë mes nesh. U prehtë në paqe!”

Vazhdo të lexosh