Subscribe

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të aktorit shkodran, Gëzim Kruja.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes Kruja dhe të gjithë artdashësve. Kreu i shtetit shkruan se Gëzim Kruja do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike.

 

“Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh të skenës dhe humorit, Gëzim Kruja është një lajm trishtues. Me talentin e spikatur, Gëzim Kruja do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar, që falë personazheve karakteristike të interpretuara mjeshtërisht u duartrokit nga shumë breza, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kruja, të afërmve, të gjithë artdashësve dhe qytetarëve të mrekullueshëm të Shkodrës, për këtë humbje të pazëvendësueshme.”

 

Kruja u nda nga jeta këtë të diel në moshën 80-vjeçare, pasi vuante nga disa probleme shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *