Sipas projektligjit të hedhur për konsultim publik, grumbullimi i diferencuar kryhet duke përdorur kontejnerë që janë të mbyllura, që parandalojnë rrjedhjet dhe që janë të pajisura me etiketa të dukshme, që tregojnë llojin e mbetjeve të lejuara për depozitim.
“Grumbullimi i diferencuar kryhet në përputhje me grafikun, frekuencën, oraret dhe mënyrën e grumbullimit të vendosur nga njësitë e vetqeverisjes vendore, duke marrë në konsideratë rrymën mbetjeve, densitetin e popullsisë dhe kushtet teknike e infrastrukturore të zonës. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, raportojnë brenda datës 28 shkurt të çdo viti pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, mbi: sasinë dhe llojin e mbetjeve të grumbulluara në mënyrë të diferencuar; frekuencën e grumbullimit; mënyrën e grumbullimit; sasinë e mbetjeve të trajtuara/përpunuara dhe lidhjen me sasinë e grumbulluar; problematikat e konstatuara; masat e marra për përmirësimin e sistemit të grumbullimit të diferencuar të mbetjeve”, thuhet në projektligjin e Ministrisë së Mjedisit
Në vitin 2035, ky nivel pritet të arrijë në 70%. Përmes riciklimit, qeveria synon të reduktojë sasinë e mbetjeve që përfundojnë në landfill. Duke vënë në zbatim këtë projektligj, qeveria synon të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve, duke garantuar parandalimin e përzierjes së mbetjev dhe rritjen e rikuperimit të materialeve./vizionplus.tv





