Vijon ende procesi i numërimit të votave ku deri më tani janë numëruar votat në 3456 nga 5199 QV gjithsej.

Sipas rezultateve të deritanishme PS ka arritur të sigurojë 73 mandate, PD 60, LSI 5 dhe PSD 2 mandate.

Nga numërimi i deritanishëm PS ka 486523 vota, PD 391274 vota, LSI 68265 vota në rang kombëtar.

Në Qarkun eTiranës janë numëruar 574 QV nga 1243 gjithsej. PS merr 18 mandate, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1.
Në Qarkun e Durrësit janë numëruar 173 nga 481 QV, PS ka 8 ndërsa PD 6 mandate.
Në Qarkun e Vlorës janë numëruar 377 nga 445 QV, PS ka 8 mandate, PD 4.
Në Qarkun e Elbasanit janë numëruar 426 nga 511 QV, PS arrin 8 ndërsa PD 6 mandate.
Në Qarkun e Korçës janë numëruar 290 nga 427 QV gjithsej. PS ka deri tani 6 mandate dhe PD 5.
Në Qarkun e Beratit janë numëruar 157 nga 277 QV. PS merr 4 mandate PD 2 dhe LSI 1.
Në Qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 181 nga 207 QV. PS kryeson me 3 mandate, PD 1.
Në Qarkun e Fierit janë numëruar 459 nga 580 QV në total. PS 9, PD 6, LSI 1 mandat.
Në Qarkun Shkodër janë numëruar 299 nga 411 QV. Kryeson PD me 6 mandate, PS 3, PSD 1 dhe LSI 1.
Në Qarkun e Dibrës janë numëruar 194 nga 227 QV. PD ka 3 mandate dhe PS 2.
Në Qarkun e Lezhës janë numëruar 168 QV nga 249 gjithsej. Deri tani PD ka 4 mandate dhe PS 3 .
Në Qarkun e Kukësit janë numëruar 140 nga 141 QV gjithsej. 2 mandate PD dhe 1 PS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *