Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
07 June 2026
Vizion fokus

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset me viza

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu! Maran e...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Levan, tre...

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët nga vendet...

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin...

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e...

Miqësorja me Luksemburgun, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë

Ndaluan grabitësin në Tiranë, Lleshaj-efektivëve: Akti juaj, model suksesi që duhet nxitur

3 Prill 10:24

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj takoi tre punonjësit e Policisë Rrugore, të cilët ndaluan dhe arrestuan në flagrancë grabitësin në Tiranë, në tentativën për t’u larguar. Ministri shprehu vlerësimin maksimal dhe theksoi se ky është modeli i suksesit që duhet nxitur, motivuar dhe përhapur në të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit.

 

“Na duhet pikërisht ky model; modeli i një polici, i cili është vigjilent, është i përgatitur, është profesionist, por është i guximshëm dhe trim për të bërë detyrën. Këtë kërkojnë të gjithë shqiptarët, këtë kërkon gjithë Policia e Shtetit dhe ky është modeli i suksesit, që ne kërkojmë ta nxisim, ta motivojmë dhe ta përhapim në të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit”

 

Më tej ai nënvizoi se Policia Rrugore duhet të jetë e mirë trajnuar dhe profesioniste, pasi është e para që ndeshet në mënyrë të përditshme me një pjesë të madhe të problematikave të sigurisë që shfaqen në rrugët e vendit.

 

“Në rrugët e vendit lëvizin edhe të mirat, por edhe të këqijat dhe besoj ju e dini më mirë se kushdo se sa problematikë paraqitet në rrugët e vendit, jo vetëm në kuptimin e shkeljes së rregullave të trafikut apo të qarkullimit rrugor, por dhe në kuptim të sigurisë dhe ne duam dhe kërkojmë që sidomos Policia Rrugore, të kuptojë mirë që nuk është një Polici e thjeshtë për të menaxhuar trafikun, por në radhë të parë është një element i rëndësishëm i strukturave të rendit dhe të sigurisë. Për këtë qëllim jam shumë i gëzuar me veprimin tuaj, sepse keni treguar pikërisht atë që duhet të jetë Policia Rrugore, të ndeshet e para me krimin dhe këtë e keni bërë në mënyrë shembullore. Keni mirënjohjen dhe respektin e shumë qytetarëve shqiptarë. Besoj edhe e keni ndjekur çfarë reagimesh pozitive, gati entuziaste ka patur për atë gjest tuajin, i cili dëshmon se qytetarët  e këtij vendi mund të kenë besim dhe duhet të kenë besim tek policia jonë dhe përmes këtyre veprimeve, ju kontribuoni që qytetarët e këtij vendi të shtojnë besimin, i cili është parakusht për suksesin e Policisë”

 

Më tej ai theksoi se do të merren masat e domosdoshme për mirë pajisjen dhe trajtimin e këtyre strukturave, që të shndërrohen në siguri të shtuar për qytetarët dhe për vendin.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur shpërblim për punonjësit e Rrugores. Veliu deklaroi se akti i efektivëve është shembull dhe duhet shtrirë në gjithë strukturat e Policisë.

 

“Veprimi me iniciativë i tre punonjësve të Policisë, ishte një veprim që ne mundohemi ta përgjithësojmë në gjithë strukturat e Policisë, jo vetëm ato të Policisë Rrugore. Për këtë, me propozim të Shefit të Komisariatit dhe të Drejtorit Vendor të Policisë Tiranë, unë kam firmosur shpërblim për 3 punonjësit e Policisë. Ata e meritojnë, kanë parandaluar një ngjarje duke bërë të mundur prangosjen e autorëve, të cilët kishin konsumuar një vepër të rëndë penale”

Posted Under:
Vendi
Tagged:
sander lleshaj Shpërblim Takim veliu

Nga e njëjta kategori

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin e PS: Iniciativat tona i bëjnë të rinjtë të kthehen në Shqipëri

më shumë...

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e PD. Do jeni boshti kryesor i arritjes së objektivave

më shumë...

Dita e 7-të e protestës, qytetarët mblidhen para bustit të “Skënderbeut”, gati marshimi drejt kryeministrisë

më shumë...

Liqeni i Shkodrës shpallet rezervë biosfere e UNESCO-s

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:14

Paola Avdulaj shpallet më e bukura e...

10:50

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në...

10:45

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

10:20

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset...

10:18

Mbajtja nën kontroll e diabetit dhe rënia...

9:57

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu!...

9:50

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

9:07

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

9:02

Nis finalja e “Miss Shqipëria 2026”, ndiqeni...

8:34

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët...

8:31

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”,...

7:51

Dasma e vitit! Dua Lipa dhe Callum...

7:25

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro...

7:07

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në...

6:38

Miqësorja me Luksemburgun, ja si do të...

6:16

Dita e 7-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:00

Berisha: Të rinjtë janë ata që do...

5:52

Izraeli bombaron ndërtesën po ku zhvillohej dasma...

5:49

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ-ja vazhdon të mbështetet...

5:43

Sulm ukrainas në Shën Petersburg, Zelensky iu...

Më të klikuarat

  • “Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...
  • Eliminimi i dytë brenda natës, kush u largua nga Ferma Vip
  • Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën e veçantë
  • “Ai nuk del nga vetja, publiku e ka dashur në çdo rol&...
  • Alarm në Tiranë, 35-vjeçari prej 3 ditësh i zhdukur, familja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.