Subscribe

Vendimi i Gjykatës së Prishtinës për deputetët dhe aktivistët e Vetëvendosjes që akuzohen sulmin fizik ndaj kolegut të PDK-së Bekim Haxhiut në vitin 2012, do të merret më 15 prill. Sot është mbajtur seanca e fundit për këtë çështje, ndërsa të pandehurit deputetet dhe aktivistet e Vetëvendosjes Rexhep Selimi, Visar Ymeri, Florion Krasniqi e Besard Bujupi kanë thënë se kjo çështje është e motivuar politikisht. Qe ne orët e para të mëngjesit Ymeri, ashtu si seancën pararendëse,  u shoqërua ne Gjykatën Prishtine nga forcat e policisë. Pas kësaj ngjarjeje, Lëvizja Vetëvendosje reagoi përmes nje postimi në rrjetin social Facebook.

“Si rezultat i dështimit të saj në ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës, përmes drejtësisë që e ka kapur, ka riaktualizuar raste të para shumë viteve, vetëm sa për të shtypur kundërshtarët politikë. Në mungesë të çdo legjitimiteti, pushteti po synon të qeverise, duke montuar raste dhe duke burgosur opozitën. I ndeshur me pakënaqësinë më të madhe qytetare që ka ekzistuar ndonjëherë në Kosovë, ky pushtet, në vend që të reflektojë e t’i kthehet popullit, po e shndërron veten në regjim policor totalitar, që shtyp pakënaqësinë”.

Vetëvendosja kërkon ndërprerjen e rasteve gjyqësore politike dhe të montuara kundër aktivistëve te saj, qe kane qene te shpeshta muajt e fundit.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *