E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Ndalohet shitja e cigareve elektronike, dëmtojnë shëndetin

Rreziku I dëmtimit serioz të shëndetit nga përdorimi I cigareve elektronike ka bërë që Michigani të bëhet shteti I parë në SHBA që ndalon zyrtarisht me ligj shitjen dhe përdorimin e tyre.

Sipas guvernatorit Gretchen Whitmer, bëhet fjalë për një vendim të detyrueshëm për të mbrojtur të ardhmen dhe shendetin e të rinjve dhe të rejave.

Autoritetet shendetesore në këtë shtet sqaruan se nga studimet që kanë kryer, janë konstatuar forma të rënda varësie në radhet e të rinjve kundrejt cigareve eletronike të cilat përmbajnë sasi nicotine, element ky që dëmton edhe trurin, raporton Vizion Plus.

Javët e fundit në SHBA janë shtuar ndjeshëm rastet të pacienteve që shkojne ne spital me semundje në mushkëri e që janë përdorues të rregullt të cigareve elektronike, gjë e cila ka alarmuar autoritetet shendetësore.

Shembej të ndalimit të shitjes apo pirjes në publik të cigareve elektronike I gjëjmë edhe në vende të Amerikës Latine, si Argjentine dhe Brazil apo edhe në Europe, Austri dhe Norvegji.

Vazhdo të lexosh

Reklamë