Një tjetër masë drastike kundër lëvizjes përhapjes së koronavirusit.

Pas orës gjashtë të pasdites asnjë qytetar nuk do të lejohet të dalë në rrugët e qytetit.

Pas ndalimit të makinave private, shërbimit urban dhe taksi, qeveria i thotë stop edhe këmbësorëve.

 

 

EDI RAMA

 

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

 

Nga sot, çdo ditë në vijim pas orës 18:00 do të ndalohet edhe lëvizja me këmbë në të gjithë territorin e republikës së Shqipërisë. Shëtitjet nuk janë domosdoshmëri jetike në këtë kohë lufte dhe uljet nëpër parqe janë të palejueshme! Më shani e talluni me mua sa të doni, s’ka asnjë problem, po mos diskutoni dhe aq më keq thyeni rregullat

 

Vetëm një kategori njerëzish do të kenë të drejtën e ecjes në rrugë, edhe këta për arsye pune.

 

 

EDI RAMA

 

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

 

S’ka rrugë tjetër për ta fituar këtë luftë, ku askush përveç atyre që shërbejnë në strukturat kritike të shtetit dhe atyre që punojnë në hallkat themelore të zinxhirit ekonomik të vendit, nuk duhet të dalë nga shtëpia përveçse për nevojat bazë të furnizimit me ushqim apo ilaçe!

 

Si në çdo masë mbrojtëse të ndërmarrë deri më tani nga qeveria edhe në këtë rast shkelësit do të ndëshkohen me gjobë.

 

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

 

Nga nesër, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë do të hyjnë në fuqi gjoba edhe për këmbësorët pas orës 18:00 dhe në çdo orë të ditës për ata që ulen në parqe apo mjedise të tjera të hapura.

 

 

Masa drastike do te merren edhe per pensionistet, për të cilët do të ndalohet kategorikisht lëvizja në rrugë.

 

 

Pensionistët kryefamiljarë në qytete duhet të shërbehen me vajtje-ardhjet për shpezat ushqimore dhe farmaceutike nga fëmijët e tyre. ata që nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, do të shërbehen nga shteti përmes skuadrave të përbashkëta të bashkive dhe qeverisë!

 

 

Duke kërkuar ndjesë, kreu i qeverisë u bën apel të gjithë familjarëve që ti mbajnë të moshuarit të mbyllur në dhoma më vete dhe të evitojnë kontaktet me ta pasi janë më të riskuarit nga virusi COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *