Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, mes tyre edhe ish-drejtori i Hipotekës, pasi merrnin lekë për regjistrim pasurish të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e certifikatës së pronësisë

 

Sipas policisë është arrestuar ish-drejtori i Hipotekës, Leftjon Bardho 33 vjeç, si dhe katër punonjës të tjerë të ZVRPP në Korçë. Të ndaluarit  e tjerë janë shtetasit me iniciale E.G, 34 vjeç, A. H, 28 vjeçe, E. A, 36 vjeç dhe A. Z, 65 vjeç, të gjithë banues në Korçë.

 

Ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Korçës, ka vendosur për këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i’u kanë marrë qytetarëve, sasi lekësh duke i’u përpiluar dokumenta fiktive, për regjistrim pasurish të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e çertifikatës së pronësisë.

 

 

Te arrestuar:

 

Leftjon Bardho.

-Ersild Gorari.

-Arsidesa Hysi.

-Erjon Arif.

-Andrea Zallëmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *