Subscribe

Kushdo që peshkon gjatë muajve prill – Maj në liqenin e ulzës do të përballet me ligjin.

Apeli vjen nga Kryetari i Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit Ulëz, Gjon Rica. Sanksionet ligjore fillojnë nga 2 milion deri në 10 milion lekë të vjetra.

Gjithashtu personat që kapen duke gjuajtur në liqen do tu sekuestrohen mjetet e gjuetise.

Rica shpjegon se kjo periudhë është më e përshtatshmja për shumimin natyral të peshkut në liqenet Ulëz e Shkopet.

Inspektori i Peshkimit për Qarkun Dibër Ervin Ruçi shprehet është ngritur edhe një taskforcë nga ministria e cila do të monitorojë situatën në terren.

Vitet e fundit janë hasur problematika të mëdha në periudhën e shtimit natyral të peshkut për shkak të shfrytëzimit në maksimum të ujit të liqenit nga HEC-i, si dhe gjuetisë së paligjshme.

Pak muaj më parë në liqenet Ulëz e Shkopet u hodhën edhe 100 mijë copë rasat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *