Roja bregdetare e Libisë thotë se ka ndaluar 284 migrantë në Detin Mesdhe.

 

Në deklaratën e sotme thuhet se migrantët u ndaluan në katër operacione të ndara, në ujëra afër qyteteve bregdetare të Zawya, Garabulli dhe Abu-Kemmash dhe Tripoli.

 

Migrantët, sipas autoriteteve libiane, u janë dorëzuar autoriteteve në Tripoli dhe janë dërguar në qendra të ndalimit.

 

Libia është pikë kyçe e rrugës së migrantëve që ikin nga luftërat dhe varfëria dhe që tentojnë të arrijnë në Evropë.

 

Në vitet e fundit, Bashkimi Evropian ka bashkëpunuar rojet bregdetare të Libisë dhe grupe të tjera lokale për të parandaluar kalimet e rrezikshme në det të migrantëve./ REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *