E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ndalohen dy trafikantët shqiptarë në Greqi

Dy shtetas shqiptarë të moshave 24 dhe 33 vjeç, janë arrestuar ditën e djeshme në zonën e Kozanit në Greqi për transport të 304 kilogramë kanabis të papërpunuar.

 

Autoritetet e policisë greke kanë parë dy automjete të dyshimta dhe pas operacionit të kontrollit  në automjetin që drejtonte 33-vjeçari u gjendën 10 thasë me 20 pako kanabis të papërpunuar me peshë 304 kg e 610 gramë.

 

Automjeti tjetër i drejtuar nga shqiptari 24 vjeçar shërbente si koordinim dhe bashkëpunim dhe njoftonte 33-vjeçarin për kontrollet policore me qëllim transportimin e droges.

Vazhdo të lexosh

Reklamë