E shtunë, 31 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndalohen 16 klandestinë në Devoll

Policia e Devollit këtë të martë ka ndaluar 16 shtetas të huaj në fshatin Trestenik të Devollit.

 

Reklamë

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e drejtorisë vendore të kufirit. Duhet thënë se në ditët e para të këtij muaji numri i refugjateve sirianë,por dhe nga vende te tjera, të cilët kalojnë nga Greqia për në vendin tonë është rritur ndjeshëm.

 

Reklamë

Aq sa në këto 13 ditë nga policia kufitare e juglindjes janë kapur në zonen e gjelbërt kryesisht më shumë se 100 refugjatë.

 

Kjo edhe për policinë  lokale tregon se fshati Trestenik në veçanti është koridori që përdoret nga trafikantët grekë për kalimin e sirianëve nga vendi fqinje në drejtim të Shqipërisë. Një numër fare i vogël kthehen mbrapsht nga policia jonë, ndërsa pjesa tjeter drejt Babrrusë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë