Trafiku i klandestinëve sirianë dhe irakenë nga kufiri tokësor me Greqinë nuk ka të ndalur. Një grup prej 12 shtetasish të huaj, nga të cilët 7 sirianë dhe 5 irakenë, janë kapur nga policia kufitare shqiptare në zonën e Devollit.

 

Sipas policisë shtetasit e huaj që hyjnë ilegalisht në rrugë tokësore, kanë pretenduar strehim politik në Shqipëri. Për këtë, ata janë nisur drejt Qëndrës së pritjes dhe trajtimit në Babrru të Tiranës.

 

Migrimi klandestin nga zonat e konflikteve si Siria dhe Iraku, duket se ka një korridor klandestin edhe për në Shqipëri nëpërmjet territorit grek. Edhe pse janë forcuar masat e kontrollit në njerëz e mjete nga ana e policisë kufitare shqiptare, trafiku i klandestinëve sirianë nuk ndalet.

 

Nië bilanc prej  162 shtetasish të huaj të kapur regjistron policia kufitare e Korçës në afro 6 muaj, si në kufirin e gjelbër edhe  duke depërtuar brenda territorit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *