Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar në lidhje me ndalimin e tij në Vjenë.

 

Në reagimin e tij vëllai i kryeministrit të Kosovës është shprehur se  nuk ka qenë i arrestuar, por ka qenë thjesht një komunikim për disa minutash me policinë në aeroport të Vjenës.

 

 “Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim. Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim. Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë.Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *