Subscribe

 

Ndalimi i një qytetari Italian në Portin e Durrësit është i katërti radhazi nga lista e dyshimeve për hyrje të pajisjeve përgjuese në vendin tonë.

 

Pas rastit të IMSI Catcher autoritetet kufitare filluan të ndalojnë çdo person ku në valixhe gjendej ndonjë pajisje, e dyshimtë për efektivët ose e panjohur për ta.

 

Ndonëse çifti Italian nuk u lejua të udhëtojë nga Durrësi drejt Italisë, pas dy ditësh laboratori shkencor konkludoi se pajisja e gjetur nuk shërbente për përgjime. Sipas ekspertëve shqiptarë në manualin e përdorimit pajisja cilësohet si një  kalibrues mikroprocesorësh dhe se nuk ka lidhje me përgjimet.

 

Një pajisje të tillë mund ta blesh në internet vetëm për 100 euro, por edhe pse diçka e tillë iu shpjegua gjatë dëshmisë nga ana Italianit, ai sërish nuk u lejua të udhëtonte drejt vendit të tij vetëm se dyshimi i policisë shqiptare, pretendonte se pajisja përgjonte.

 

E njëjta histori ndodhi dhe me një qytetar nga Kina i punësuar nga Federate Shqiptare e Futbollit për reklamat e ndeshjeve, por që për efektivët e kufirit në Rinas valixhja që ai mbante ishte e dyshimte. Pas dy orësh në komisariatin e policisë kufitare ai u la i lirë.

 

Në mars të këtij viti një Izraelit u ndalua në vendin tonë sërish me dyshimet se kishte përgjuar. Por pas dy javësh hetime rezultoi se pajisja e 51-vjecarit Yoram Frig nuk kryente përgjime dhe ai u la i lirë të kthehej ne vendin e tij.

 

Pas izraelitit një tjetër person kësaj here nga Greqia u ndalua me të njëjtin dyshim. Joannis Dragounis me shtetësi dhe banim në Greqi, me profesion inxhinier ndërtimi u ndalua në Rinas, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria. Ndonëse shpjegoi se ishte kontraktuar nga kompanitë celulare në vendin tonë për testimin e sinjalit të antenave, ai u mbajt për disa orë edhe pse përfundimi ishte i njëjtë si në të gjitha rastet, pajisja nuk përgjonte.

 

Në të gjitha rastet, kostot e këtyre pengesave që më së shumti kanë ardhur nga padituria e policëve, i kanë paguar qytetarët dhe në asnjë rast personat përgjegjës për këto ndalesa brenda radhëve të uniformave blu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *