E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ndahet nga jeta shkrimtari i famshëm Milan Kundera

Ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare shkrimtari çek Milan Kundera. Autori është gjetur i pajetë, i vetën në apartamentin e tij në Paris, aty ku dhe kaloi pjesën më të madhe të jetës.

 

Prej kohësh Kundera vuante nga një sëmundje e rëndë, që mendohet se i ka sjellë dhe vdekjen, ndërsa lajmi është bërë publik nga zëdhënësja e Bibliotekës “Milan Kundera”, Anna Mrazova.

 

Reklamë

Romancieri dhe shkrimtari modern, i lindur në prill 1929 në Çekosllovaki, ishte pjesë e një brezi me ndikim të shkrimtarëve, kineastëve dhe intelektualëve çekë, të cilët u rritën trazirave të pas Luftës së Dytë Botërore.

 

Ai është konsideruar një ndër shkrimtarët më të mëdhenj antikomunistë, teksa u arratis nga Çekia në vitin 1975, për në Francë, aty ku mori dhe nënshtetësinë.

 

Milan Kundera bëri zhurmë në të gjithë botën me romanet e tij kritike, me nota seksuale që përshkruanin absurditetin mbytës të jetës së punëtorëve në Çekosllovaki.

 

Shkrimtari më i përkthyer në botë njihet edhe në vendin tonë me disa prej kryeveprat të tij si “Lehtësia e padurueshme e qenies”, “Shakaja”, “Socializmi me fytyrë njerëzore” “Identiteti” etj.

 

I nominuar shpesh për çmimin “Nobel”, Kundera nuk arriti kurrë ta fitonte megjithatë ka fituar çmime të tjera të rëndësishme si dhe la pas një korpus letrar me shumë vlerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë