Është ndare nga jeta ne moshën 93-vjeçare, ish-presidenti dhe ish-kryeministri izraelit Shimon Peres. Peres prej dy javësh ishte shtruar ne spital ne Tel Aviv, si pasoje e nje ishemie dhe ndodhej ne gjendje kome. Nje nga themeluesit e shtetit te Izraelit, ai u angazhua ne bisedimet per paqe me palestinezet. Ne vitin 1994 u vlerësua me çmimin Nobel per Paqen per rolin ne këto negociata, çmim te cilin e ndau me ish-kryeministrin Rabin dhe udhëheqësin palestinez Arafat. Peres do te mbahet mend per deklaratën e tij se palestinezet jane fqinjët me te afërt te Izraelit dhe duhet te bëhen miqtë me te ngushte te tij. Ne nje deklarate kryeministri izraelit Netanjahu tha se Peres ishte nje njeri me vizion, qe punoi per paqen dhe pajtimin me fqinjët deri ne momentet e fundit te jetës. Mesazhe ngushëllimi per humbjen e tij mbërritën nga shume figura te politikes botërore. Presidenti Obama e cilësoi ate esencën e Izraelit, nje prej njerëzve qe ndryshoi kursin e historisë dhe punoi per paqen. Ish-presidenti Clinton dhe kandidatja per presidente Hillary Clinton theksuan se humben nje mik te çmuar, nje gjeni me zemër te madhe. Presidenti francez Hollonde tha se paqja ka humbur nje nga kampionet e saj, ndërsa shefja e politikes se Jashtme ne BE, Federica Mogherini deklaroi se vazhdimi i përpjekjeve per gjetjen e nje zgjidhjeje per dy shtete ne Lindjen e Mese është mënyra e vetme per te nderuar kujtimin e tij. Funerali i Peres do te mbahet te premten ne Jerusalem dhe ne te do te marrin pjese liderë politike nga e gjithë bota, si dhe Ati i Shenjte, Papa Françesku.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *