E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndahet nga jeta Selim Muça

Ndahet nga jeta ne moshën 80-vjeçare ish- kreu i Komunitetit Mysliman te Shqipërisë Haxhi Selim Muça. Prej vitesh ai vuante nga nje sëmundje e rende. Selim Muça ka drejtuar komunitetin mysliman per gati 10 vjet dhe do te mbahet mend si drejtuesi qe reformoi komunitetin, por edhe per frymën pozitive qe solli ne drejtim te dialogut nderfetar. Selim Muça punoi deri ne ditën e fundit pavarësisht sëmundjes. Ai rrjedh nga nje familje besimtare, pasi edhe i ati ka qene imam. Pas viteve 90 Selim Muça u be drejtuesi i dyte i myslimaneve pas Haxhi Hafiz Sabri Kocit. Keqardhje për ndarjen nga jeta te ish-kreut te Komunitetit Mysliman kane shprehur edhe kryeministri Edi Rama, kryetari i kuvendit Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë