Ndahet nga jeta Natasha Këllici, (Dulaku), ish- redaktore letrare  në Shtepinë Botuese ‘Naim Frasheri” dhe  ish-gazetare e njohur e Radio Tiranës.

 

Natasha Këllici, (Dulaku) u dallua për redaktimin e veprave të disa prej shkrimtareve të njohur si Skënder Drini, Dhimitër Xhuvani, Teodor Laço, Kiço Blushi.

 

Duke nisur nga viti 1992 ajo nisi të punonte  gazetare në Radio Tirana ku ra në sy sidomos për reportazhet dhe intervistat radiofonike me personalitete të kohes duke u bërë një nga emrat më të dashur dhe të spikatur të mikrofonit përkrah emrave të tillë si  Alfons Gurashi, Timo Luto, Agron Çobani, Amali Dhamo apo Zamira Koleci.

 

Natasha jetonte prej dy dekadash në Boston të SHBA, aty ku ishte vendosur bashkë me bashkëshortin, shkrimtarin dhe publicistin e njohur Skifter Këllici dhe pjesën tjetër të familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *