Princi Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elisabetë e II, është ndarë nga jeta në moshën 99 vjeçare. I lindur më 10 qershor të vitit 1921, në ishullin grek të Korfuzit, ai ishte djali i vetëm i princit Endriu të Greqisë e Danimarkës, dhe princeshës Alice të Battenbergut.

 

Duka i Edinburgut qëndroi në krah të mbretëreshës Elizabetë duke e mbështetur në detyrat e monarkisë, për 65 vite dhe u tërhoq nga roli i tij publik në vitin 2017. Nga martesa e tyre 73 vjecare kanë lindur 4 fëmijë.

 

Princi Filip u bashkua me marinën mbretërore si kadet në vitin 1939, duke shërbyer në Luftën e Dytë Botërore. Ai njihet si anëtar i më shumë se 780 organizatave ndërkombëtare ndërsa programi i tij për të ndihmuar të rinjtë është shtrirë në më shumë se 140 vende dhe territore.

 

Britania e Madhe do të mbajë 8 ditë zi ndërsa pallati mbretëror do ta vazhdojë atë me 30 ditë të tjera.

 

Kryeministri Boris Johnson iu drejtua kombit duke thënë se kontributi i princit Filip e ka mbajtur monarkinë në nivelet e një institucioni jetësor për kombin. Emra shumë të njohur në bote kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi për familjen mbretërore.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *