E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 24 minuta më parë
Bota

Ndahet nga jeta presidenti i Parlamentit të BE-së, David Sassoli

Ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare, Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli. Ai humbi jetën në një spital në komunën Aviano të Italisë, tha zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo.

 

Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar.

 

Reklamë

Në muajin shtator, Sassoli u dërgua në spital në Strasburg, ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë, ndërsa më pas, në nëntori rifilloi detyrat e tij politike.

 

Sassoli ka qenë anëtar i Parlamentit të BE-së prej vitit 2009. Më 2019, ai është zgjedhur president i Parlamentit me bazë në Strasburg, pas propozimit të bërë nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe grupi i demokratëve.

 

Mandati i tij do të përfundonte në fund të këtij muaji, dhe ai nuk pritej që të kandidonte për një mandat të dytë, transmeton Rel.

Vazhdo të lexosh

Reklamë