E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Ndahet nga jeta poeti dhe përkthyesi Fatos Arapi

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjecare, poeti dhe përkthyesi Fatos Arapi.  Prej thuajse 7 vitesh artisti ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, e nuk dilte në publik, madje edhe për botimin e veprës së tij të fundit, është kujdesur i biri.

 

Arapi solli në shqip vargjet e Safos dhe ato të Pablo Nerudës. i konsideruar si një poet romantik, Fatos Arapi nuk rreshti asnjëherë së krijuari për lirinë dhe dashurinë, edhe pse në Shqipërinë komuniste iu ndaluan shumë vargje. Një nga veprat e tij poetike “më jepni një emër”, u ndalua nga Enver Hoxha, menjëherë pas botimit të kopjeve të para.

 

Fatos Arapi është jo pak i njohur edhe në festivalet e fundvitit, si tekstshkrues, e është i pari poet që u nderua me një çmim letrar jashtë Shqipërisë.

Më shumë video

Reklamë