Papa Francesku, udhëheqësi i Kishës Katolike ka vdekur sot në moshën 88-vjeçare, ditë që përkon me të hënën e Pashkës ose Pashkën e Vogël.
Lajmin e bëri të ditur kardinali Kevin Farrell nga Vatikani.
“Të dashur vëllezër dhe motra, me pikëllim të thellë duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku. Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm, peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, më të përzemërt, me dashurinë më të pëlqyer.”
Ati i shenjtë bëri shfaqjen e fundit para publikut vetëm një ditë më parë në të dielën e Pashkës.
I ulur në një karrige me rrota në Bazilikën e Shën Pjetrit, Para bëri thirrje për paqe në mbarë botën, për çarmatim global dhe lirimin e të burgosurve.
Papa Francesku i kishte mbijetuar së fundmi një periudhe të gjatë dhe të rënduar shëndetësore për shkak të pneumonisë së dyfishtë ku qëndroi i shkruar në spital për një kohë të gjatë në muajt e parë të këtij viti.
Ritetet mortore do të zgjasin për nëntë ditë me ditën e funeralit dhe varrosjen që do të vendosen nga kardinalët.
Gjatë gjithë karrierës së tij Papa Francesku kishte shmangur madhështinë dhe privilegjet e udhëheqjes së Kishës Katolike botërore. Ai modifikoi dhe thjeshtoi ritet e funeralit papal në vitin 2024.
Mesha e varrimit pritet të mbahet në sheshin e Shën Pjetrit, por ndryshe nga shumë paraardhës, Françesku kërkoi që të varrosej në Bazilikën e Shën Marisë në Romë për të qenë pranë ikonës së tij të preferuar të Madonës.
Françesku kërkoi gjithashtu që të varrosej në një arkivol të thjeshtë prej druri, ndryshe nga paraardhësit që u varrosën në arkivole të ndërlidhura prej selvie plumbi dhe lisi. /vizionplus.tv





