E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndahet nga jeta nëna e kryeministrit Edi Rama

Ndërron jetë në moshën 82 vjecare Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në facebook nga vetë kreu i qeverisë mëngjesin e kësaj të shtune.

Muajt e fundit shëndeti i Aneta Ramës ishte përkeqësuar.

Reklamë

Postimi i plotë dhe mesazhi prekës i kryeministrit Rama drejtuar mamasë së tij që u nda nga jeta.

Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura, që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam

Vazhdo të lexosh

Reklamë