Është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, gazetari i mirënjohur i kronikës së zezë Zamir Dule.

Gazetari i kronikës së zezë ndërroi jetë në një spital privat të Tiranës. Ku ishte shtruar pas një ndërhyrje kirurgjikale.

Zamir Dule nisi punën si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe më pas filloi korrespondent i gazetës “Koha Jonë” për Qarkun e Korçës.

Në vitin 1994, ai erdhi në Tiranë ku mbuloi po sektorin e kronikës për policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Ai arriti kulmin në karrierën e tij në vitin 1996, kur shkroi edhe librin “Përbindëshi i Tropojës”.

Gjatë vitit 1997 Dule u masakrua nga pushteti i kohës dhe prej asaj kohe nuk paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai u dhunua nga policia e ish presidentit demokrat Sali Berisha në marsin e vitit 1997 në redaksinë e gazetës “Koha Jonë”. Ai u shoqërua në polici ku u torturua e për pasojë pati edhe probleme të shëndetit mendor.

Që atëherë, gazetari i njohur i kronikës së zezë u shndërua në invalid të shëndetit mendor dhe ka jetuar në fshatin e tij në kushte të mjera ekonomike

Qeveria e kryeministrit socialist Fatos Nano i akordoi gazetarit Zamir Dule pension special, në shenjë vlerësimi për punën në kushte të përndjekjes dhe sidomos për torturimin e tij nga struktura policore../vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *