E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ndahet nga jeta në moshë të re mjekja nga Durrësi

Mjekja nga Durrësi, Anisa Dedja u nda nga jeta këtë të mërkurë në mënyrë të parakohshme. Ajo u largua nga kjo jetë në një moshë të re për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

 

Reklamë

E reja kishte përfunduar studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera dhe më pas u largua drejt Gjermanisë për të studiuar për Onkologji.

 

Urdhri i Mjekut në Durrës dha lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të saj.

 

“Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë u pre në mes! Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte! Urdhëri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë. I paharruar qoftë kujtimi i saj.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë