Ardita Gjyla, kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Lushnje, është larguar nga jeta në mënyrë të parakohshme. Lajmi i trishtë u dha nga Partia Demokratike.

Selia blu ka shprehur ngushellimet më të thella për ndarjen nga jeta të Ardita Gjyles, për të cilën tha se ka dhënë një kontribut të çmuar në jetën politike dhe sociale të qytetit të Lushnjes.

Gjyla ka qenë gjithashtu anëtare e Këshillit Bashkiak me siglën e PD-se, anëtare e Kryesisë së degës se PD-së Lushnje, drejtuese ne arsim dhe nivele të tjera vendore.

“Largohet nga kjo jete nje nene, grua, mesuese, bashkeshorte dhe aktiviste e PD. Dhimbje per humbjen e parakoheshme te Ardita Gjyles, e cila ka dhene kontributin e saj prinderor, qytetar, edukativ e politik, drejtuese ne disa institucione ne karrieren e saj. Anetare e Keshillit Bashkiak me siglen e PD-se, anetare e Kryesise se deges se PD-se Lushnje, kandidate per deputete, drejtuese ne Arsim dhe nivele te tjera vendore, sot Ardita Gjyla merr lamtumiren e fundit nga te gjithe familjaret, bashkeqytetaret, anetaret dhe simpatizantet e PD Lushnje. Ne ato kohe te veshtira politike e shoqerore kur roli i gruas shihej me dyshim dhe mungese besimi, Ardita ka mare pergjegjesi duke perfaqesuar denjesisht gruan dhe PD-ne Lushnje.  PD Lushnje shpreh ngushellimet me te thella e te sinqerta familjes per kete nene, grua, arsimtare, aktiviste dhe kontribuese ne jeten politike e sociale te qytetit te Lushnjes duke dhene kontributin e saj te cmuar. I paharruar roli dhe kontributi i saj per qytetin e Lushnjes dhe per PD-ne Lushnje”, shkruhet në mesazhin e shpërndarë në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *