Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 June 2026
Vizion fokus

Debat për protestën në Parlament, rrëzohet kërkesa e PD...

Rama nga Vlora u përgjigjet kritikave: Investimet e huaja...

Nënshkruhet marrëveshja me Fincantieri, Rama: Industria ushtarake po rilind,...

Çarmatimi i Hezbollahut në qendër të marrëveshjes mes Libanit...

Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza...

Turqia: SHBA-të duan që aleatët evropianë të marrin më...

Tension para Kuvendit, protestuesit godasin me vezë makinat e...

Bisedimet SHBA-Iran në pikëpyetje, Teherani mohon takimin me delegacionin...

Tentoi të fuste në Shqipëri drogë në formë karamele,...

Këlliçi: PS ka ndërruar emrin. Ironizon Balla: Ju keni...

Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës Imzot Dhimitri

29 Qershor 10:09

Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme. Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë njofton se Hirësia e Tij ishte i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Janinës, për shkak të një infeksioni respirator dhe të endokarditit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Mitropoliti i Gjirokastrës nuk arriti që ta mposhtte sëmundjen dhe u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, në orën 20:30.

Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri, u lind në Serres të Greqisë, në shtator të vitit 1940. Studimet i kreu në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut, ku edhe u diplomua.

Jeta e tij u karakterizua nga përkushtimi i plotë ndaj Kishës. Ishte anëtar i vëllazërisë monastike të Manastirit të Hirshëm të Shën Ekaterinës në Malin Sinai (Egjipt), ku u bë murg në vitin 1974.

Në këtë manastir, ai punoi në fushën e paleografisë dhe të sistematizimit të dorëshkrimeve të vjetra, të cilat përbëjnë një nga pasuritë më të njohura të këtij manastiri.

Ai iu bashkua veprimtarisë misionare të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë që në hapat e saj të parë, pas mbërritjes së Kryepiskopit Anastas në gusht të vitit 1991. Nga vjeshta e vitit 1994 shërbeu si Protosingjel i Mitropolisë së Gjirokastrës.

Zgjedhja e Hirësisë së Tij në fronin e Mitropolisë së Gjirokastrës u bë më 11 nëntor 2006, nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas Asamblesë së Përgjithshme Kleriko-Laike, e cila miratoi Statutin e Kishës.

Ai u dorëzua episkop më 16 nëntor 2006, në Kishën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses në Tiranë, ndërsa ceremonia e fronëzimit të tij u krye më 26 nëntor 2006 në Gjirokastër, në Kishën e Shenjtë të Kryeengjëjve.

Gjatë periudhës së shërbesës së tij si mitropolit, Hirësia e Tij dha një kontribut të rëndësishëm në ringjalljen e Kishës Orthodhokse në Shqipërinë e Jugut.

Me zell të palodhur dhe dashuri të madhe, e udhëhoqi shpirtërisht grigjën e tij për 19 vjet, duke ndërtuar kisha, zhvilluar katekizmin dhe veprimtarinë filantropike, si dhe duke forcuar jetën shpirtërore të besimtarëve.

Dallohej për njohjen e thellë të Traditës Orthodhokse dhe formimin e tij biblik, duke qenë një mbështetje e sigurt për grigjën e eparkisë së tij.

Për një periudhë të gjatë shërbeu me përkushtim si Zëvendëskryetar i Fondacionit Arsimor “Fryma e Dashurisë” të themeluar nga Kryepiskopi i ndjerë Anastas, duke kontribuar në mënyrë thelbësore në zhvillimin dhe përparimin e arsimit orthodhoks.

Në kishëzën e Kryepiskopatës së Shenjtë të Tiranës u krye shërbesa e përshpirtjes (trisaia) për prehjen e shpirtit të tij në tendat e të drejtëve.

Shërbesa e varrimit do të mbahet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Gjirokastër, më 1 korrik 2025, në orën 11:00./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
imzot dhimitri Mitropoliti i Gjirokastrës

Nga e njëjta kategori

Protestuesit sulmojnë deputetët, qëllohen me vezë makinat e ministrave, disa të shoqëruar në polici

më shumë...

Rama nga Vlora u përgjigjet kritikave: Investimet e huaja sjellin vende pune për shqiptarët

më shumë...

Nënshkruhet marrëveshja me Fincantieri, Rama: Industria ushtarake po rilind, 500 vende pune të reja

më shumë...

Çarmatimi i Hezbollahut në qendër të marrëveshjes mes Libanit dhe Izraelit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

2:49

Protestuesit sulmojnë deputetët, qëllohen me vezë makinat...

2:46

Debat për protestën në Parlament, rrëzohet kërkesa...

2:18

Rama nga Vlora u përgjigjet kritikave: Investimet...

2:03

Nënshkruhet marrëveshja me Fincantieri, Rama: Industria ushtarake...

1:54

Çarmatimi i Hezbollahut në qendër të marrëveshjes...

1:43

15 të arrestuar për drogë në Tiranë,...

1:19

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, AMP arreston punonjësin...

1:10

Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin...

1:03

Laboratori i drogës në Frakull, dënohet me...

1:00

Tre ushqime që ulin temperaturën e trupit...

12:48

Turqia: SHBA-të duan që aleatët evropianë të...

12:20

Tension para Kuvendit, protestuesit godasin me vezë...

Ngushtica e Hormuzit
12:08

Bisedimet SHBA-Iran në pikëpyetje, Teherani mohon takimin...

11:59

Rikthehen protestat në Rrjoll, banorët pretendojnë se...

11:39

Tentoi të fuste në Shqipëri drogë në...

11:14

Arrestohet “ushtari” i Ervis Martinajt, Emiljano Nina...

11:10

Këlliçi: PS ka ndërruar emrin. Ironizon Balla:...

10:54

Presidenti Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale

10:40

Rama: Qytetarët po keqpërdoren, çdo shqetësim do...

10:31

Bardhi: Rama e ka menduar dorëheqjen, por...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Tragjike në burgun “Jordan Misja”, humbin jetën...
  • Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, arrestohet autori...
  • Arrestohet “ushtari” i Ervis Martinajt, Emiljano Nina u kap...
  • Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shënojë term...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.