Është ndarë nga jeta në moshen 79 vjeç nje nga emrat më të famshem të historise së futbollit të klubit Tirana, Fatmir Frashëri.

 

Kohet e fundit ai vuajti nga një sëmundje e rënde. Fatmir Frashëri luajti 12 vite me Tiranën dhe 3 vite me Partizanin.

 

Frasheri ka qënë trajner i bardhebluve dhe President nderi i këtij klubi.

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vdekjes së ikonës shqiptare të futbollit, duke i shprehur ngushëllimet familjes.

 

Në reagimin e tij Meta e cilëson një kampion të papërsëritshëm si në fushë e në pankinë por edhe jashtë ambienteve sportive, një legjendë të futbollit.

 

 “Me hidhërim të madh mësova lajmin e trishtë të ndarjes sot nga jeta të kampionit tonë të madh e të papërsëritshëm tiranas, si në fushë e në pankinë, por edhe jashtë ambienteve sportive, një prej legjendave të futbollit shqiptar, Fatmir Frashëri! Familja Frashëri, që i dha aq shumë personalitete kombit tonë në të gjitha fushat, natyrisht që do t’i jepte një gjigand edhe në fushën e blertë por edhe si trajner.
Si lojtar, trajner e President dinjitoz i Tiranës, Fatmiri ynë i dashur do të mbahet mend përjetë për virtuozitetin dhe talentin e rrallë, aq sa me të drejtë për të thuhet se nuk ishte futbolli që e bëri të madh, por ishte pikërisht ai që i dha kuptim këtij sporti si rrallëkush, duke qenë njëherësh sportist i dalluar dhe intelektual i spikatur!
I ruaj me nostalgji emocionet e takimit tonë të fundit dhe bisedën e ngrohtë që patëm, duke uruar së bashku për rezultate më të mira e më të larta për sportin tonë! Ndaj uroj që amaneti i tij të përmbushet nga brezat e rinj të sportistëve tanë!
Duke ndarë dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Frashëri, miqve e bashkëpunëtorëve të afërt, si edhe të gjithë sportdashësve shqiptarë. I paharruar kujtimi yt Profesor!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *