E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Ndahet nga jeta legjenda e boksit shqiptar Ahmet Golemi

Sporti shqiptar humbi kete te shtune nje nga emrat e vet me te medhenj.

Ahmet Golemi, boksieri i njohur mbylli syte pergjithmone ne moshen 85 vjec.

Lajmi u be i ditur nga djali i tij.

Golemi ka qene 5 here kampion i vendit dhe ka merituar disa nga titujt me te rendesishem per karrieren e madhe.

Reklamë

Ahmet Golemi ishte nga ata që u ndëshkua dhe u burgos ndër të tjera, sepse festoi një nga fitoret legjendare të Cassius Clay, atë kundër George Foreman në 1974, në Kinshasa të Kongos.

Ai u ndëshkua me burg edhe sepse bleu një tortë 250 lekëshe për të festuar këtë fitore.

Në vitin 1979 ai u dënua me 5 vite në burg. Pas viteve 90′ ai kujtohet për komentimin e ndeshjeve të boksit dhe zërin e tij kumbues.

 

Më shumë video

Reklamë